Guide / manual / handbook

Gjinia, diversiteti dhe drejtësia: Pasqyrë dhe rekomandime

Ky dokument përbëhet nga analiza dhe rekomandime për ndërtimin e një sistemi më përfshirës të drejtësisë, duke u bazuar në rezultatet e një studimi për vlerësimin e nevojave, të kryer nga ODIHR më 2017. Studimi, që bazohej në hulumtime në zyrë si dhe tek grumbullimi i të dhënave nga terreni, u strukturua përreth dy temave të ndara por të ndërlidhura: a) gjinia dhe diversiteti midis palëve të ndryshme në sistemin e drejtësisë, në aspektin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së një fuqie të larmishme punëtore dhe sigurimit të barazisë në vendin e punës; dhe b) efektet e gjinisë dhe diversitetit mes palëve të përfshira në sistemin e drejtësisë mbi cilësinë e rezultateve të arritura, ashtu siç perceptohen nga përdoruesit fundorë të sistemeve të tilla të drejtësisë. Ky dokument pasqyron sfidat specifike të identifikuara nga studimi i vlerësimit të nevojave, si dhe nxjerr në pah disa nga zgjidhjet e mira e praktike të zbatuara për adresimin e tyre.

Data:
Burimi:
OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights
Botues:
Organization for Security and Co-operation in Europe
Focus area(s):
Rule of law People with disabilities
InfoInfo

Mohim përgjegjësie

The views, opinions, conclusions and other information expressed in this document are not given nor necessarily endorsed by the Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) unless the OSCE is explicitly defined as the Author of this document.