- Home
- About us
-
Our work
- Elections
- Civil society
- Rule of law
- Democratic governance
- Legislative support
- Freedom of religion or belief
- Freedom of peaceful assembly
- Gender-based violence
- Human rights defenders
- Human rights and new technologies
- Human rights and gender-responsive security sector
- Human rights and anti-terrorism
- Migration and freedom of movement
- National human rights institutions
- Torture
- Trafficking in human beings
- Hate crime
- People with disabilities
- Racism, xenophobia and discrimination
- Roma and Sinti
- Gender equality
- Special meetings
- News
- Events
- Resources
Press release
Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut pranë OSBE-së (OSCE/ODIHR) hap misionin për vëzhgim të zgjedhjeve lokale në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë
- Data:
- Burimi:
- OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights
- Fields of work:
- Zgjedhjet
Shkup, 25 Shkurt 2013 – Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) sot zyrtarisht hap misionin vëzhgues të zgjedhjeve lokale të 24 marsit 2013 në Republikën ish-Jugosllave të Maqedonisë. Misioni vjen pas ftesës nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Misioni është i kryesuar nga ambasadori Gert-Hajnrish Ahrens dhe përbëhet nga 11 ekspertë të bazuar në Shkup dhe 16 vëzhgues afatgjatë të shpërndarë në të gjithë vendin.
Misioni do të vlerësojë zgjedhjet lokale për përputhshmërinë e tyre me angazhimet e OSBE-së dhe standardeve të tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, si dhe me legjislacionin e brendshëm. Vëzhguesit do të monitorojnë nga afër legjislacionin e zgjedhjeve dhe zbatimin e tij, regjistrimin e kandidatëve, aktivitetet e fushatës, punën e administratës zgjedhore dhe të organeve relevante qeveritare.
Në rrjedhën e vëzhgimit, misioni do të takohet me përfaqësues të autoriteteve relevante dhe partitë politike, si dhe me kandidatët, dhe me përfaqësues nga shoqëria civile, media dhe komuniteti ndërkombëtar.
Një ditë pas zgjedhjeve, misioni do të publikojë një deklaratë për rezultatet paraprake dhe konkluzionet. Një raport përfundimtar për vëzhgimin e procesit zgjedhor do të lëshohet rreth dy muaj pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Misioni për vëzhgimin e zgjedjeve i OSBE / ODIHR dhe Misioni i OSBE-së në Shkup veprojnë ndaras në bazë të mandateve të tyre të caktuara.
Për informata më të hollësishme, ju lutemi vizitoni faqen //www.osce.org/odihr/elections/99772 ose kontaktoni Egor Tilpunov, Media analist i misionit vëzhgues në +389 70 359 087 ose në egor.tilpunov@odihr.org.mk.
ose
Thomas Rymer, zëdhënës i OSBE/ODIHR, + 48 609 522 266, thomas.rymer@odihr.pl