Pema e Vendimmarrjes së Prokurorit
Kjo pemë vendimmarrjeje është krijuar për profesionistët që janë tashmë të trajnuar për identifikimin dhe ndjekjen penale të krimeve të urrejtjes. Ajo synon të theksojë dallimet kryesore në praktikën e ndjekjes penale ndërmjet krimeve të urrejtjes dhe veprave të “gjuhës së urrejtjes” dhe të ofrojë pyetje udhëzuese për të mbështetur prokurorët në zbatimin e dispozitave të legjislacionit kombëtar. Ajo nuk mund të zbatohet për të gjitha situatat, dhe prokurorët duhet të përdorin gjykimin e tyre dhe të zbatojnë ligjin kombëtar si të jetë e nevojshme.