- Home
- About us
-
Our work
- Elections
- Civil society
- Rule of law
- Democratic governance
- Legislative support
- Freedom of religion or belief
- Freedom of peaceful assembly
- Gender-based violence
- Human rights defenders
- Human rights and new technologies
- Human rights and gender-responsive security sector
- Human rights and anti-terrorism
- Migration and freedom of movement
- National human rights institutions
- Torture
- Trafficking in human beings
- Hate crime
- People with disabilities
- Racism, xenophobia and discrimination
- Roma and Sinti
- Gender equality
- Special meetings
- News
- Events
- Resources
Guide / manual / handbook
PËR NJË LEGJISLACION EFEKTIV, SI PËR GRATË, ASHTU DHE PËR BURRAT: UDHËZUES PRAKTIK PËR LEGJISLACIONIN ME NDJESHMËRI GJINORE
Botimi i ODIHR-it “Për një legjislacion efektiv, si për gratë, ashtu edhe për burrat: Udhëzues praktik për një legjislacion me ndjeshmëri gjinore” e trajton procesin legjislativ si një pikë hyrëse jetësore për integrimin e perspektivës së barazisë gjinore, duke marrë parasysh ndikimin e drejtpërdrejtë dhe të prekshëm të legjislacionit në jetët e njerëzve. Ky udhërrëfyes synon kryesisht anëtarët e parlamentit dhe stafin parlamentar, dhe ka për qëllim të ofrojë udhëzime praktike mbi legjislacionin me ndjeshmëri gjinore, pse është i rëndësishëm, çfarë përmban dhe se si mund të integrohet në punën e përditshme parlamentare.
Ky botim ofron një udhërrëfyes hap-pas-hapi se si mund të zbatohet legjislacioni me ndjeshmëri gjinore. Ai përfshin rekomandime se si mund të kryhet një analizë për nevojat gjinore në një sektor të caktuar, se si mund të vlerësohen implikimet gjinore të ligjeve specifike, si të integrohen aktivitete me fokus gjinor në aktet e reja ligjvënëse, si dhe si të zhvillohen indikatorë me ndjeshmëri gjinore që mund të lehtësojnë procesin e monitorimit të zbatimit të ligjit.
Botimi gjithashtu diskuton disa nga parimet kryesore të analizës së buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, një komponent i rëndësishëm i çdo legjislacioni të suksesshëm me ndjeshmëri gjinore. Në fund, Udhërrëfyesi u ofron lexuesve një instrument vetvlerësues për t’i udhëhequr në faza të ndryshme të procesit ligjbërës nga një perspektivë gjinore.
- Data:
- Burimi:
- OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights
- Botues:
- Organization for Security and Co-operation in Europe
- Puna jonë:
- Demokratizimi, Barazia gjinore